Skuadra gjermane emëron stadiumin sipas tifozit të ndjerë

6 Shtator 2016 - 08:54      

Skuadra e Bundesligës gjermane në futboll, Darmstadt, ka vendosur që të riemërojë stadiumin në kujtim të një adhuruesi që ka ndërruar jetë në muajin mars.

Jonathan Heimes kishte mbledhur qindra mijëra euro për bamirësi para se të ndërronte jetë nga kanceri në moshën 26-vjeçare, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. Heimes kishe luftuar me kancerin që nga mosha 14-vjeçare dhe motoja e tij “Duhet të luftosh, nuk është asgjë e humbur”, ishte bërë inspirim për gjithë skuadrën.

Stadiumi i Darmstadtit, që deri më tash njihej si “Merck-Stadion am Boellenfalltor”, do të njihet si “Jonathan-Heimes Stadion am Boellenfalltor” për edicionin 2016/17. Në të vërtetë vetë sponsori “Merck” ka hequr dorë për një vit nga emërimi i stadiumit për të nderuar tifozin.

“Të gjithë që identifikohen me ne, identifikohen me Jonathanin”, ka thënë kapiteni i Darmstadtit, Aytac Sulu.

Darmstadt, që ka luajtur në Kategorinë e Tretë të Gjermanisë deri në vitin 2014, përfundoi në pozitën e 14-të në Bundesligë stinorin e kaluar, pasi kishte arritur që për dy vjet rresht të ngjitej dy rangje deri te elita... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...