Klubi gjerman riemëron stadiumin sipas një fansi

5 Shtator 2016 - 17:59      

Klubi i Bundesligës, SV Darmstadt 98 ka riemëruar stadiumin në nder të fansit të saj, e cili kishte vdekur në mars.

Jonathan Heimes kishte mbledhur qindra mijëra euro për bamirësi para se të vdiste nga kanceri, në moshën 26 vjeçare, transmeton Koha.net shkrimin e BBC.

Stadiumi që deri më tani është quajtur “Merck-Stadion am Boellenfalltor” nga tani do të quhet “Jonathan-Heimes Stadion am Boellenfalltor” për kohëzgjatjen e sezonit 2016-17.

“Çdokush që identifikohet me ne, identifikohet me Jonathanin”, ka thënë kapiteni i klubit Aytac Sulu.

“Jonathan ka qenë një shoqërues i fuqishëm i suksesit të Darmstadtit. Përkundër sëmundjes që kishte, ai gjithmonë i ka thënë ekipit shumë energji”, ka thënë Rudiger Fritsch, president i klubit.

Një veprim të tillë e ka çmuar lartë edhe babai i Jonathanit, Martin, i cili e ka cilësuar këtë si “gjest i madh nga klubi”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...