Imazhet e pabesueshme të Jupiterit të publikuara për herë të parë [video]

5 Shtator 2016 - 12:12      

Imazhet e anijes së NASA-s Juno kanë sjellë imazhe të jashtëzakonshme nga polet e Jupiterit.

Imazhet e pabesueshme tregojnë sistemin e stuhive dhe veprimtaritë e motit “ndryshe nga çdo gjë që ishte parë më parë”.

Ato, sipas një shkrimi që e transmeton oranews, tregojnë kushtet e stuhive, retë e larta dhe një ngjyrë të çuditshme blu në planet.

Anija udhëtoi më 27 gusht përreth 4.200 kilometra mbi shtëllungat e reve të Jupiterit.

NASA ka mbledhur 6 megabajt të dhënat gjatë fluturimit 6 orësh nga Poli i Veriut të Jupitetit tek Poli i Jugut, që mori rreth një ditë e gjysmë kohë. Ndryshe nga Toka dhe Marsi që janë planetë shkëmbor.

Jupiteri është një gjigant me gaz që ka gjasa të jetë formuar menjëherë pas diellit. Astronomët shpresojë se studimi i planetit më të madh në sistemin diellor mund të sjellë të dhëna për të kuptuar se si Toka dhe pjesa tjetër e planetëve janë formuar. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...