Deputeti britanik kapet në flagrancë me dy meshkuj

4 Shtator 2016 - 20:35      

Deputeti laburist Keith Vaz është vënë në qendër të një skandali mediatik në Britaninë e Madhe pasi gazeta “Mirror” ka publikuar një raport i cili tregon se Vaz ka paguar shërbim eskortë me 2 meshkuj me të cilët u frekuentua në shtëpinë e tij në Londër gjatë një mbrëmje muajin e kaluar.

Babai i dy fëmijëve, ai është kryetar i punëve të brendshme të Komisionit të Përzgjedhur për monitorimin e krimit dhe drogës. Disa nga gazetat flasin se 59-vjeçari është dorëhequr nga posti, përcjell tch.

Vaz tha se është shumë shqetësuese që një gazetë kombëtare të paguajë persona për të vepruar në këtë mënyrë dhe bëri me dije se çështjen ia ka deleguar avokatit të tij Mark Stephens.

I lindur në Aden të Jemenit, Keith Vaz është diplomuar në Universitetin e Kembrixhit, ku ka studiuar juridik e me pas u bë avokat. Në qeverisjen e Tony Blair ai ka qenë i pari deputet i cili ka pohuar se vota për të dalë nga BE do të ishte katastrofike.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...