Ngjitja e shkallëve, thyhen rekorde në Pekin [foto]

4 Shtator 2016 - 15:29      

Synimi është prerja e finishit në majën e një qiellgërvishtësi dhe ngjitja sigurisht që duhet të bëhet nga shkallët. Kjo është disiplina më e re sportive që ka bërë për vete shumë persona vitet e fundit.

Gara e 7-të për këtë vit në Cirkuitin Botëror u zhvillua në kryeqytetin e Kinës, Pekinin, ku morën pjesën 650 pjesëmarrës nga 20 vende të ndryshe. Objektivi ishte prerja e finishit në majën e kullës 330 metra të lartë, teksa duhet të ngjisnin 82 kate, dhe 2041 shkallë.

Për meshkuj fitues u shpall polaku Piotr Lobodzinski, që arriti të vendosë dhe një kohë rekord prej 9 minuta e 47 sekonda, duke mbrojtur jo vetëm titullin e tij por duke përmirësuar me 6 sekonda, po rekordin që mbahej prej vetë atij.

I dyti pas tij në finish mbërriti, Mark Bourne i Australisë, me 10 minuta e 13 sekonda, ndërsa i treti kinezi Jia Erenjia, transmeton tch. Dhe në renditjen e përgjithshme, është Lobondiznki ai që kryeson me 400 pikë në total.

Sa i përket femrave, e para në finish mbërriti kampionia në fuqi, australiania Suzy Walsham, që la pas kinezen Gao Meng dhe bashkombasen e saj Alice McNamara. Kjo ishte fitorja e katër radhazi për Walsham gjatë këtij viti. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...