Sylë Peci, të cilin në Gjermani të gjithë e njohin si “mbreti i domateve”

3 Shtator 2016 - 18:05      

Një 54-vjeçar, me origjinë nga Kosova e që prej vitesh jeton në Gjermani, mund të quhet fare mirë ‘mbreti i domateve’.

Sipas ‘Bild.de’, Sylë Peci i mëson gjermanëve fshehtësitë e domates. Kjo perime nuk është e thënë të jetë vetëm e kuqe dhe as vetëm e lëngët, ndërsa Peci bën kryqëzime nga më të habitshmet të farërave të domateve.

“Kam 300 lloje farërash, ndër to edhe shumë të vjetra, si “Andenhorn” nga Peruja ose“Grandpa`s Minnessota” nga SHBA”, ka thënë Peci, transmeton BW.

Ndër të tjera ‘Bild.de.’ në artikullin e saj shton se ‘po të shikosh në kopshtin e tij me xhama, do të shohësh të mbjella rreth 1700 fidane, me larmi ngjyrash, që nga e zeza, e deri tek ato të bardhat’.

Por ajo që e shqetëson më shumë Sylën është shija e domates. “Jam në kërkim të shijes së përsosur”, thotë ai.

Dhe, për të arritur deri atje, “mbreti i domates” përdor vetëm plehra natyrore, me bazë bimore.

“Unë i përsos, kultivoj farërat. Domatet e mia kanë shije ndryshe”, shprehet i bindur ai.

Por cila do të jetë ‘shpikja’ e radhës me farën? Peci thotë se është duke punuar në një lloj domate me borzilok, ndërsa në ndihmë i vjen dhe djali i tij, Kushtrimi.

Ndërkohë, Syla është bërë i njohur edhe me një specifikë tjetër: ai u këndon perimeve dhe barishteve që i kultivon. Kohë më parë kopshtari i pasionuar kishte publikuar madje edhe një album me këtë temë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...