Shpresë për rikultivimin e grurit 2.800 vjeçar

3 Shtator 2016 - 16:20      

Van, 3 shtator - Farërat e grurit dhe susamit 2.800 vjeçare, të gjetura gjatë gërmimeve arkeologjike në kalanë Çavuştepe, e cila gjendet në Gürpınar të Vanit (Turqi) do të rigjallërohen me anë të mbjelljes, raporton Anadolu Agency.

Gërmimet në kalanë e ndërtuar nga Mbreti Urartu Sardur-i i dytë, filluan në vitin 2014 dhe drejtohen nga asistent profesor. Dr. Rafet Çavuşoğlu, profesor në degën Arkeologji, pranë Universitetit Yüzcüncü Yıl (YYÜ).

Drithërat të nxjerra nga këto gërmime më parë janë dërguar në laboratorë për t’u studiuar dhe më pas do të dërgohen për tu mbjellë duke rritur shpresat kështu për një ringjallërimin e mundshëm të tyre pas 2.800 vitesh.

Në një deklaratë për gazetarin e AA As.Prof. Dr. Çavuşoğlu tha se kalaja ku janë duke u kryer gërmimet shtrihet në fushën Gürpınar dhe bishtin perëndimor të maleve Bol.

Për shkak se vendi ku ndodhet kalaja ishte një rrugë drejt Iranit nga Perëndimi, është bërë e lehtë arritja e disa të dhënave për tregtinë gjatë gërmimeve. Ai tregoi se gjatë gërmimeve është zbuluar edhe një depo drithi. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...