2 Shtator 2016 - 14:59
Në Islandë shërbimi postar funksionon, e çfarë të funksionuari! Dëshmitare është Rebecca Cathrine Kaadu Ostenfeld, e cila ka marrë një letër në adresë të fermës së saj ku jeton së bashku me bashkëshortin dhe tre fëmijët e tyre në Buoardalur, në perëndim të vendit.
Sipas BBC-së, mbi zarf nuk kishte asnjë adresë vetëm një hartë dhe një shkrim në anglisht ku kërkohej: “Ju lutem dërgoni këtë letër në qytetin Buoardalur, dhe jepjani një çifti që ka tre fëmijë, në një fermë ku ka shumë dele dhe trajnohen kuajt”.
Në letër ishte shkruar dhe një detaj tjetër: Gruaja punon në një supermarket të qytetit.
Rebecca Cathrine Kaadu Ostenfeld ka thënë se letra ishte e një turisti i cili kishte harruar emrin dhe adresën e fermës. Por nuk ka asnjë problem për postën në Islandë i cili dorëzoi letrën në adresën e duhur.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...