1 Shtator 2016 - 17:41
Deputetja më e vjetër e Kuvendit hidhërimin e saj e ka paraqitur sot në seancë, ku nuk u ul në rreshtin ku ulej zakonisht si deputete e PDK-së.
Brovina preferoi që t’u bashkëngjitet ulëseve të deputetëve të pavarur Shaip Muja, Gëzim Kelmendi, Margarita Kadriu dhe Ramiz Kelmendi.
Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së sot ka dashur të pajtohet me Brovinën duke e përqafuar atë pak para se të fillojë seanca.
Por përqafimet e Grabovcit duken mos të jenë të mirëseardhura për Brovinën pasi që në filmimin që ka kapur kamera e KosovaPress shihet se si ajo ia shtyn dorën atij sikur mos të dojë që ta përqafojë.
E në këtë moment nuk e ka lënë pa marrë pjesë edhe deputetja Ganimete Musliu. Madje në fytyrën e saj shihet ajo teksa mundohet që t’i pajtojë Grabovcin me Brovinën.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...