Në Gjermani nënat do të detyrohen me ligj të tregojnë babain biologjik të fëmijës

30 Gusht 2016 - 21:52      

Ligjvënësit gjermanë janë duke shqyrtuar një projekt-ligj i cili do të obligonte nënat që partnerëve të tyre t’u tregojë se kush është babai biologjik i fëmijës.

Sipas gazetës “The Guardian”, qëllimi i ligjit është zgjidhja e mosmarrëveshjeve rreth pagesës së ushqimit dhe detyrimeve tjera.

Ministri gjerman i Drejtësisë, Heiko Maas, ka deklaruar se në rast të miratimit të ligjit, nënat do të obligohen t’i tregojnë partnerit se kush është babai i vërtetë i fëmijës.

Maas theksoi se masa e lartpërmendur mundëson siguri juridike ndaj atyre meshkujve të cilët dëshirojnë që t’u kthehen paratë që i kanë dhënë për fëmijën i cilin nuk është i tyre.

Megjithatë, në projekt-ligj nuk saktësohet dënimi me të cilin mund të përballen nënat nëse refuzojnë të zbulojnë babain biologjik. Propozim në fjalë do ta shqyrtojë Qeveria, e më pas edhe Parlamenti.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...