Për përpunimin e gjuhës qentë përdorin të njëjtat zona të trurit si njerëzit

30 Gusht 2016 - 20:15      

Shkencëtarët kanë zbuluar se për përpunimin e gjuhës së tyre, qentë përdorin të njëjtat zona të trurit si edhe njerëzit.

Një studim i publikuar në revistën “Science” thotë se qentë trajtojnë fjalët përmes hemisferës të majtë ndërsa të djathtën e përdorin për trajtimin e intonacionit.

”Qentë regjistrojnë thirrjen e njeriut vetëm nëse fjalët dhe intonacioni janë të harmonizuara mes tyre”, thuhet në studimin e publikuar.

Duket se kjo vërteton atë që pronarët e qenve kanë kohë të gjatë që e besojnë, se shoku më i mirë njeriut i kushton vëmendje të madhe asaj që ne themi dhe mënyrën se si e themi atë.

Studiuesi kryesor, njëherësh ekspert për sjelljen e kafshëve në universitetin hungarez ”Eotvos Lorand”, Attila Andics, tha se gjetjet tregojnë se aftësia e qenve për të përpunuar gjuhën ka evoluar më herët nga sa ishte menduar më parë.

Andics tha se komunikimin e njeriut e bënë të veçantë shpikja e fjalëve dhe jo aftësia për përpunimin e tyre

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...