Edhe në Shqipëri arinjtë po lirohen nga “robëria”

30 Gusht 2016 - 20:03      

Në vijim të zbatimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit midis Ministrisë së Mjedisit dhe Fondacionit “Katër Putrat” me qendër në Austri, i specializuar për arinjtë, prej ditës së djeshme kanë filluar një seri inspektimesh në bashkëpunim me ISHMP-në dhe AKZM-në për konfiskimin e 3 arinjve që mbahen përkatësisht në Zerqan (Bulqizë), Ulëz (ariu Tomi) dhe Levan (Fier), thuhet në një njoftim për mediat nga Ministria e Mjedisit.

Gjatë këtyre inspektimeve ditën e sotme është bërë e mundur vendosja e përkohshme e ariut Tomi nga Ulza në Kopshtin Zoologjik të Tiranës, me asistencën e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit pranë Bashkisë Tiranë.

Zv/ministri Kledi Xhaxhiu u shpreh për mediat se Ministria e Mjedisit, në bashkëpunim me institucionet e saj të varësisë, për të parën herë ka adresuar një problematikë të trashëguar në vite. Ndërsa kreu i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, Blendi Gonxhe, shprehu kënaqësinë që Kopshti zoologjik ofron këtë mundësi strehimi të përkohshëm për arinjtë në robëri si dhe theksoi se po punohet për ngritjen e qendrës në zonën e Dajtit për të mbajtur arinjtë në vendin tonë.

foto2Përfaqësues i Fondacionit “Katër Putrat”, Carsten Hetwig, shprehu konsideratën për angazhimin e Ministrisë së Mjedisit për shpëtimin e ariut Tomi dhe transferimin e tij në strehimoren e Prishtinës, duke theksuar se aksioni vjen pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit midis Ministrisë së Mjedisit dhe fondacionit austriak.

Hapat e ndërmarrë gjatë këtij viti nga Ministria e Mjedisit janë konkretizuar në mars me nënshkrimin nga Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, të Marrëveshjes së Bashkëpunimit midis Ministrisë së Mjedisit dhe Fondacionit “Katër Putrat”, që do të ofrojë asistencë teknike në ngritjen e të parës qendër strehimore për arinjtë në Shqipëri.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...