30 Gusht 2016 - 14:55
Ajo u ndje keq kur pa në edicionet informative të televizioneve lokale dhe nëpër rrjetet sociale foton që kishte shpërndarë policia së bashku me mbishkrimin “në kërkim”.
Amy Sharp nuk ishte dakord me fotot në fjalë dhe nuk duroi dot. Ajo komentoi në faqen zyrtare të televizionit 7 News Sydney për t’u kërkuar që të përdornin një foto tjetër, ku kishte dalë më bukur.
“Ju lutem, mund të përdorni këtë foto në vend të asaj të policisë. Faleminderit!”, ishte komenti i saj shoqëruar edhe me një foto të postuar nga adoleshentja.
“Humorit të vajzës iu përgjigj edhe vetë policia përmes një komunikate.
“Që të jemi të sinqertë, fotot e shkrepura pas arrestimeve nuk janë asnjëherë të bukura. Njerëzit shfaqen të lodhur dhe të mërzitur nën pranga”, iu përgjigjën ata vajzës, transmeton tch.
Pak orë pas këtij komenti, policia arriti ta arrestojë atë dhe nuk është e qartë nëse u ndihmua nga komenti në fjalë apo jo.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...