Trajnerit të Fixhit i dhurohen 1.2 hektarë tokë

30 Gusht 2016 - 08:43      

Trajnerit anglez Ben Ryan i janë dhënë 1.2 hektarë tokë në Fixhi, pasi ka ndihmuar këtë shtet në Paqësor që të fitojë medaljen e parë olimpike.

Ryan udhëhoqi skuadrën e ragbit të Fixhit te meshkujt drejt medaljes së artë olimpike në “Rio 2016”, duke mposhtur në finale Britaninë e Madhe me shifrat 43:7.

Skuadra e Fixhit në ragbi me shtatë lojtarë, ka njoftuar se Ryanit i janë dhënë 1.2 hektarë tokë në Serua, si dhe iu dha një emër tradicional për respekt.

Javën e kaluar, trajneri 43-vjeçar u nderua me titullin më të lartë në vend.

Ryan, që ka drejtuar skuadrën e Anglisë në ragbi shtatëshe nga viti 2007 deri në vitin 2013, planifikon të largohet nga posti i seleksionuesit të Fixhit, ani pse ka marrë nderime të mëdha në këtë vend dhe po ashtu i është ofruar kontrata e re, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. Ai ka njoftuar se ka gati 20 oferta për punë të re.

“Fixhi më ka ofruar një kontratë shumë të mirë, por i kam thënë të njëjtën gjë siç u kam thënë të gjithëve - nuk do të marr asnjë vendim tash. Në Japoni më erdhi mundësia të jem pjesë e Super Rugby me Sunwolvesat si në ragbi shtatëshe ashtu edhe me 15 lojtarë, por nganjëherë është turpëruese të thuash shumë gjëra. Por, më duhet të them se pas Lojërave Olimpike kam pasur mbi 20 oferta nga jashtë vendit”, ka thënë Ryan.

Serua është një nga 14 provincat që e përbëjnë Fixhin.

Ryan dhe gjithë skuadra e ragbit e Fixhit ishin pritur si heronj.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...