Dasmat e fantazmave [foto]

28 Gusht 2016 - 08:10      

Policia në veriperëndim të Kinës ka bërë të ditur se është akuzuar një burrë për vrasjen e dy grave me aftësi të kufizuara, me dyshimin se dëshironte t’ua shiste kufomat për përdorim disa personave në ato që po quhen “dasma fantazmë”.

Ky rast ka kthyer vëmendjen te një ritual arkaik, që ende praktikohet në disa pjesë të Kinës, që kanë për qëllim të ofrojnë çifte për personat që vdesin pa u martuar kurrë në jetë, transmeton “Koha Ditore”.

Sipas të dhënave të policisë në krahinën Shaanxi, rasti i vrasjes lidhet me një ngjarje të muajit prill kur tre persona ishin arrestuar pasi ishte gjetur kufoma e një gruaje në makinën e saj prej policëve të njësitit të trafikut.

Hetimet e tyre kishin mundësuar zbulimin e një serie ngjarjesh të tmerrshme në të cilat një burrë me emrin Ma, që besohet se u kishte premtuar grave se do t’u gjente dhëndurë, dhe në vend të kësaj i kishte vrarë, me qëllim që të shiste kufomat e tyre... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...