Pokemonburger

27 Gusht 2016 - 14:21      

Pokemoni është fjala e ditës, e ndërsa njerëzit në pjesë të ndryshme të botës janë përfshirë nga dallga e manisë për kapjen e këtyre krijesave, në Australi ftesa është ndryshe: Përse të mos i hani të gjithë?!

Për këtë arsye një ambienti i ushqimit të shpejtë, “Hashtag Burger” në Sidnei, ka krijuar hamburgera të frymëzuar nga kjo temë. Atyre u ka dhënë formën e disa personazheve të famshëm të lojës, ku spikat padyshim Pikachu.

Stafi i tij me vështirësi u bën ballë kërkesave të njerëzve që presin në radhë të gjatë.

“Frymëzimi për këta hamburgere na erdhi sigurisht nga mania e Pokemon Go që ka mbërthyer të gjithë. Por, ne sidoqofte, jemi vazhdimisht në kërkim të gjërave të reja dhe interesante. Na pëlqen risia dhe me formën tradicionale të hamburgerave nuk e kishim diçka të tillë. U mërzitëm gjithmonë me të njëjtat gjëra, ndaj dhe kërkuam diçka tjetër e cila të ishte vizualisht, por edhe nga ana gastronomike, ndjellëse për njerëzit”, thotë menaxheri i “Fast Food-it”, Archie Saliba.

Të mbështetura tek tre personazhet kryesore të Pokemon Go, “Pokeburget” ofrojnë përveç pamjes, edhe shijet që u përshtaten personalitetit të secilës prej figurave, transmeton TCH.
“Bulboozaur-i këtu pëlqen gjethet jeshile, ndaj e kemi mbushur me sallatë. Meqënëse Peakachu ka shkarkesa elektrike, i shtuam shumë djathë dhe patate të skuqura, që përputhen me ngjyrën e tij të verdhë. Chugmander, është pak stili nacho, me salcë djegëse”, shpjegon Archie Saliba.

Procesi i krijimit të hamburgerëve të veçantë nuk ka qenë aq i lehtë sa ç’mund të mendohet, ndërsa recetat e tyre mbahen top sekret.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...