E kujtoi për skrap, por gjeti 4 kg ar

26 Gusht 2016 - 10:45      

Në pamje të parë iu duk një copë skrapi i pavlefshëm. Më pas kërkuesi mendoi se ishte një patkua i vjetër.

Por, ai gjeti diçka të pamendueshme.

“Me të vërtetë, nuk mund t’u besoja syve të mi”, tha kërkuesi, që preferoi të mbetej anonim, transmeton oranews raportimet e medieve të huaja. Copëza e madhe e arit peshon 4.1 kg dhe ka vlerën e 250 mijë dollarëve australianë ose 190 mijë dollarë amerikan.

Copëza u gjet në Trekëndëshin e Artë të Victorias, të premten e shkuar.

Zona përfshin një qytet historik të minierave të arit rreth 240 km larg Melburnit të Australisë. Sasia e arit është futur në një kasafortë për t’u ruajtur.

Gjetësi parashikon ta përdorë atë për të blerë një furgon dhe për të udhëtuar nëpër Australi.

Plot 97 kg ar është gjetur në këtë zonë në vitin 1869 me vlerën e sotme prej rreth 4 milionë dollarësh.

Në mars të vitit të kaluar, një kërkues i quajtur Mick Brown gjeti një copëz ari 2.7 kilogram me vlerë rreth 135,000 dollarë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...