Gjarpri më i rrezikshëm afrikan në Vinarc të Mitrovicës?

25 Gusht 2016 - 18:42      

Gjarpri afrikan viper është parë në fshatin Vinarc të Mitrovicës, Kosovë, transmeton Koha.net.

Këtë lajm e ka publikuar sot në versionin on line gazeta e Beogradit “Veçernje Novosti”. Ky portal shkruan se “paraqitja e këtij gjarpri ka shkaktuari panik të madh në Serbi, natyrisht pa e përmendur se fshati Vinarc gjendet në Kosovën pavarur.

Sipas kësaj gazete, transmeton Koha.net, ky gjarpër konsiderohet njëri nga më helmuesit në botë, jeton në viset tropikale, brenda vitit mbyt rreth 20 mijë persona, e helmi i tij është aq i fuqishëm sa që përnjëherë mund të mbysë pesë burra.

Vdekja nga kafshim i tij vjen menjëherë

Meqë në opinion dolën insinuata se gjarpri është me origjinë të dyshimtë e se në Vinarc ka ardhur me kontrabandë, studiues serbë të gjarpërinjve janë skeptikë lidhur me këtë paraqitje.

Këtë e ka pohuar edhe studiuesi i Institutit për hulumtime biologjike Marko Angjelkoviq:

“S’ka vend për panik. Viperi afrikan nuk mund të ekzistojë në viset tona, ai është lloj tropik, është e vërtet se ka helm të fuqishëm dhe dhëmbë të mëdhenj, por nuk është agresiv dhe shumë rrallë i sulmon njerëzit, ndërsa është shumë vështirë të bëhet trafikimi i tij pasi është lloj i mbrojtur.

Ky lloj gjarpri jeton pothuaj në të gjitha viset afrikane dhe është në kreun e listës së gjarpinjve që e kanë kafshimin më të shpejtë.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...