Politikania norvegjeze kapet duke luajtur “Pokemon Go” në Parlament

24 Gusht 2016 - 21:53      

Liderja e Partisë Liberale Norvegjeze është kritikuar nga kolegët e saj pasi është parë duke luajtur “Pokemon Go” gjatë një seance parlamentare.

Trine Skei Grande, deputete dhe lidere e Venstre, është parë të mërkurën haptazi duke luajtur lojën e shumë-popullarizuar gjatë një seance parlamentare të komitetit të mbrojtjes dhe të punëve të jashtme për propozimet për mbylljen e bazave ushtarake në vend.

“Është mos-respekt i pastër dhe i thjeshtë të ulesh e të luash Pokemon gjatë një seance kaq të rëndësishme”, ka thënë Halvar Ronneberg, lideri i grupit parlamentar të Partisë Progresiste në Andoy, për transmetuesin publik NRK, transmeton Koha.net.

Ronnenberg tha se gjuetia e Grandes për “Pokemon” “tregon edhe mungesën e respektit për votuesit dhe për ata që janë këtu në Parlament sot për një mision të rëndësishëm”.

Grande tha se e kishte ndërprerë lojën pas ankesave nga kolegët e saj, por ka mbrojtur veten nga akuzat se veprimet e saja tregojnë mungesë respekti.

“Disa prej nesh kemi koka që dëgjojnë më mirë kur jemi duke punuar diçka tjetër”, ka thënë Grande. “Nuk jemi të gjithë njësoj”

Kryeministrja norvegjeze, Erna Solberg, është fanse e madhe e “Pokemon Go”, e cila javën e kaluar u tha gazetarëve se kishte mbërritur në nivelin e 14-të.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...