Zbulohet se çka fshihet pas këtyre objekteve misterioz

20 Gusht 2016 - 16:20      

Pushuesit janë befasuar, madje disa të tjerë edhe janë tmerruar, nga disa objekte në formën e topit të bejsbollit që kanë dalë nëpër brigjet e Devon dhe Cornwall në Britani.

Askush deri më tani nuk kishte një shpjegim për to. Prindërit e shqetësuar i mbanin fëmijët larg nga këto objekte rrethore nga frika se janë të helmues, kurse të tjerë po mendojnë se janë topa të vjetër bejsbolli, apo edhe diçka nga ndonjë planet tjetër. Një njeri e ka marrë me vete një të tillë në shtëpi, por më pas e ka hedhur i frikësuar.

Më në fund ekspertët dhanë një shpjegim duke thënë se kemi të bëjmë me lloje të veçanta të iriqëve që quhen ‘patate të detit’, të cilat jetojnë në fund të detit në mbarë Britaninë e Madhe.

Këto gjallesa që jetojnë në thellësi deri 200 metra, kur janë në ujë kanë ngjyrën e verdhë, ndërsa kur ngordhin dhe dalin jashtë marrin ngjyrën e kafes. Megjithatë, ekspertët britanikë thanë se ato nuk përbëjnë asnjë rrezik.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...