Del në shitje shtëpia më e shtrenjtë në botë

19 Gusht 2016 - 22:25      

Shtëpia më e shtrenjtë në botë ka dalë në shitje dhe kushdo mund ta blejë atë, nëse ka një miliard euro.

Bëhet fjalë për vilën e ndërtuar nga Mbreti Leopold II i Belgjikës. E ndodhur në brigjet e Nices, nga ajo mund të shijosh ajkën e klimës së Mesdheut, por nuk është vetëm klima që shitet për 1 miliardë euro.

Vila 10 dhoma gjumi, disa pishina, njëra prej të cilave me përmasa olimpike dhe 15 hektarë pemë e bimë të të gjitha llojeve që e rrethojnë.

Veç këtyre, janë edhe 6 hektarë të tjerë kopshtar, për të siguruar fruta dhe perime të freskëta.

E njohur si “Le Cedres”, prona është e Suzanne Marnier-Lapostelle, e dinastisë së pijëve alkoolike, “Grand Marnier”. Kjo e fundit u ble nga kompania prodhuese tjetër e pijeve, Campari, që bashkë me këtë fitoi në muajin mars edhe pronësinë e vilës, që tashmë e ka nxjerrë në shitje.

Zona ku ndodhet vila, konsiderohet si e dyta më e shtrenjtë në botë pas Monakos, por në Francë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...