17 Gusht 2016 - 21:14
Lojërat e Rios nuk kanë përfunduar në kryelajme vetëm për medaljet, por edhe për skandalet seksuale, ku më i rëndi cilësohet ai i një notareje braziliane e cila dëboi shoqen e skuadrës nga dhoma për një natë të zjarrtë me një tjetër atlet, transmeton top-channel.
Kjo situatë ka alarmuar Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, por nuk ka gjetur të papërgatitur organizatorët e eventit. Në ambientet ku janë strehuar sportistët sheh mjekë, fizioterapistë, forca sigurie, sanitarë dhe një djalë me një detyrë të posaçme; të shpërndajë prezervativë.
Kjo është zgjidhja që Komiteti Olimpik ka gjetur për ‘epideminë’ në fjalë dhe në pamundësi që të shmangë raportet seksuale mes atletëve, ka menduar që të paktën të mos preken nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme duke blerë 450 mijë prezervativë.
Pjesë e fushatës janë edhe postera dhe ndërgjegjësime për pjesëmarrësit dhe stafin e tyre që të përdorin mjetet mbrojtëse për të shmangur këto sëmundje, veçanërisht virusin Zika.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...