Gruaja e gazetarit kthen brirët e vjedhura në shtëpinë e Hemingueit

17 Gusht 2016 - 16:17      

Anita, bashkëshortja e gazetarit dhe shkrimtarit Hunter S. Thompson, i ka kthyer familjes së Ernest Hemingueit një palë brirë dreri, të cilat burri i saj i kishte vjedhur në vitin 1964. Historia është shkruar dy ditë më parë nga “The Guardian”, transmeton Shqip.

Laureati i Çmimit Nobel për Letërsinë, Ernest Heminguej, vrau veten në shtëpinë e tij në qytezën Ketchum të shtetit Idaho në vitin 1961, pasi kurimi nga depresioni nuk pati sukses dhe ai nuk mund të vazhdonte më krijimtarinë letrare. Në vitin 1964 gazetari Hunter S. Thompson shkoi në shtëpinë e Hemingueit që të shkruante një ese me titull “Çfarë e tërhiqte Heminguejin në Ketchum?”

Në atë kohë, shkrimtari i ardhshëm ishte 27 vjeç. Gruaja e Thompson, Anita, thotë se shkrimtari aq e kishte humbur në atë moment sa nuk ishte përmbajtur dot dhe i vodhi brirët për t’i varur në garazhin e tij. Kjo zgjati 52 vjet. “Më vonë Hunter u pendua”, shprehet Anita. “Hunter dhe unë kishim planifikuar një udhëtim për në Ketchum dhe t’i kthenim pa zhurmë. Por ja që nuk e bëmë dot”, tregoi ajo. Hunter Thompson një personazh I njohur I gazetarisë amerikane u nda nga jeta në vitin 2005 në moshën 67-të vjeçare. Anita është bashkëshortja e tij e dytë, ish asistentja e tij me të cilën vuri kurorë më vitin 2003.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...