15 Gusht 2016 - 11:57
Për Shqipërinë është fat që një personazh si ajo, qëndron afër brigjeve, pa i treguar askujt dhe duke dashur të jetë jashtë syrit të medias.
Është jahti luksoz Amphitrite, i krijuar si një jaht luksoz në vitin 2001 dhe që më parë ka qenë në pronësi të aktorit Johnny Deep dhe Angelina Jolie.
Madje, filmi “The Turist”, është bërë te ky jaht luksoz. Në vitin 2008 çifti harxhoi edhe 5 milionë paund të tjerë për të rikonstruktuar superjahtin sipas shijes së tyre, raporton Newsbomb. Por ndërkaq, mediat ndërkombëtare kanë dhënë informacionin se JK Rowing, 50 vjeç, autorja e suksesshme e Harry Poter pasuria e të cilës llogaritet mbi 580 milionë paund, e bleu jahtin në fillim të këtij viti.
Sot paradite, ky superjaht është duke shijuar nga bregdeti dhe larg syve të të gjithëve bregdetin shqiptar. Sigurisht, shumë pak autoritete mund të kenë informacion ndërkohë që askush nuk lejohet të afrohet. Rowling e ka blerë jahtin për 22 milionë paund.
Autorja e Harry Potter përfundimisht qëndron në brigjet shqiptare. Nuk dihet nëse do të zbresë në tokë, por deri tani, nuk është bërë asnjë kërkesë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...