13 Gusht 2016 - 23:49
Çifti shënoi kohë të njëjtë, por një foto e publikuar më pas tregoi se Drysdale kishte fituar për pak milimetra duke mbrojtur kështu me sukses kurorën e tij Olimpike.
Edhe legjenda e kanosë, Sir Steve Redgrave, mbeti pa fjalë, ndërsa medalisti i dyfishtë i të artës, James Cracknell, kërkoi përsëritje të garës.
“Nuk e kuptoj. Nuk mund të ndodhin finishe të barabarta”, ka thënë Redgrave në BBC. “Nëse mund ta bëjnë dallimin në fotografi, atëherë duhet të kenë mundësi që këtë ta bëjnë me kohë”, transmeton Koha.net.
Drysdale tha se ka mundësi që të dy garuesit të stolisen me të artën.
“Ishte e dhimbshme. Isha në avantazh të mirë dhe mendova se isha rehat, por ai nisi të më afrohej dhe mu desh të nxitoja”, tha ai.
“Nuk e dija nëse kisha fituar. Nuk shikova fare, thjeshtë e pash që e kalova vijën e finishit. Por, nëse s’kanë mundur të na ndajnë, atë ndoshta të dy mund të stolisemi me të artën”.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...