Foto: Reuters

De Niro krahason Trumpin me karakterin psikopat të filmit “Taxi”

13 Gusht 2016 - 19:54      

Aktori i famshëm Robert De Niro thotë se Donald Trump është i njëjtë sikurse karakteri kryesor i filmit legjendar të vitit 1976, “Taxi Driver”, psikopati Travis Bickle.

Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje në Festivalin e Filmit në Sarajevë, De Niro ka thënë: “Ashtu sikurse Bickle, kandidati republikan për president të SHBA-së është aty ku nuk duhet të jetë”.

“Zoti na ndihmoftë”, shtoi ai, shkruan Associated Press, transmeton Koha.net.

De Niro thotë se mediat, të cilat aktori mendon se i kanë dhënë Trumpit shumë vëmendje, tani kanë filluar të thonë “Donald, kjo është qesharake, kjo është çmenduari”.

“Në fund të filmit “Taxi Driver”, Bickle bëhet taksist”, theksoi De Niro.

Aktori me renome botërore, Robert De Niro dje ka hapur edicionin e 22-ë të Festivalit të Filmit në Sarajevë me filmin e ripërpunuar “Taxi Driver” të regjisorit të njohur Martin Scorsese dhe ka marrë çmimin e parë të festivalit për arritje jetësore.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...