Kuba feston 90 vjetorin e Fidel Castros

13 Gusht 2016 - 14:40      

Kuba feston ditën e shtunë 90-vjetorin e politikanit revolucioniar Fidel Castro. Lideri komunist ka shërbyer si kryeministër i vendit ishullor nga viti 1959 deri në vitin 1976 e më pas mori postin e presidentit deri në vitin 2008.

Flamujt anë e mbanë Havanës lexojnë “Faleminderit Fidel”, billbordët e varur nëpër ndërtesa citojnë frazat e tij më të njohura, ndërsa mediat flasin për burrin e shtetit që ka udhëhequr ishullin për gjysmë shekulli. Edhe pse “El Comandante” ka qëndruar në hije që kur i dorëzoi pushtetin vëllait të tij, Raulit, këto ditë ai ka qenë kudo në qendër të vëmendjes.

Por, ceremoni të mëdha nëpër rrugët e Havanës nuk ka. As paradë dhe as muze të hapur për lidershipin e tij. 10 vitet e fundit Fidel Castro ka ndjekur nga shtëpia se si vëllai i tij Raul i dha kubanezëve liri të reja, po ashtu theu akullin e gjysmë shekulli armiqësie me SHBA. Tashmë, mijëra kubanezë kanë arsim të lartë, kanë biznese private, makina luksi, shesin dhe blejnë në internet, e po ashtu emigrojnë drejt SHBA-së, dikur toka e ndaluar.

Në përvjetorin e tij të 90 të gjitha këto zhvillime Fidel Castro i ndjek nga shtrati i tij, ku sëmundja e stomakut duket se e vuri poshtë. Por, për të rinjtë e Kubës, më shumë sesa gëzim apo zhgënjim nga periudha komuniste, ekziston ndjenja e indiferencës. Kjo pasi ata e kanë njohur Fidel Castron si të moshuar e të mbërthyer në retorikën e Luftës së Ftohtë, që ata kurrë nuk e kanë përjetuar.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...