Sot dita ndërkombëtare e mëngjarashëve, citate frymëzuese nga të famshmit

13 Gusht 2016 - 12:59      

Sot është dita internacionale e mëngjarashëve, dhe për të festuar këtë tabloidi anglez “Metro” ka zgjedhur disa citate frymëzuese nga të famshmit “majtakë”, transmeton koha.net.

Citate nga artistët, shkencëtarët, muzikantët, aktorë, politikanë e shumë të tjerë të famshëm që mund të ju inspirojnë.

“Kënaqësia më fisnike është gëzimi i mirëkuptimit” - Leondardo Da Vinci

“Nuk ka asgjë më të keqe se koha e kaluar dëm” – Michelangelo

“Ne mendojmë shumë por ndjejmë shumë pak” - Charlie Chaplin

“Është më mirë të rrezikosh të vdesësh urie se sa të dorëzohesh. Nëse hiqni dorë nga ëndrra, aq sa ka mbetur? – Jim Carrey.
“Normaliteti është në sytë e shikuesve” – Whoopi Goldbreg

“Unë jam egoiste, e paduruar, e pak e sigurt. Bëjë gabime, jam jashtë kontrollit, dhe në shumë raste e vështirë për tu përballuar. Por nëse ju nuk mund të më duroni në të këqijat e mija, atëherë ju nuk më meritoni mua as në të mirat e mija” – Marilyn Monroe.

“Një preson që kurrë nuk ka gabuar, nuk ka provuar asgjë” – Albert Einstein

“Jeta nuk është e lehtë për asnjë nga ne. Por çfarë mund të bësh? Ne duhet të këmbëngulim, e mbi të gjitha duhet të kemi besim në vete. Ne duhet të besojmë se jemi të talentuar për diçka, dhe se kjo diçka mund të arrihet” –Marie Curie.

“Suksesi përbëhet nga kalimi, nga humbja në humbje pa e humbur entuziazmin” – Winston Churchill.

“Misteri krijon çudira dhe çudia është baza e dëshirës së njerëzve për të kuptuar”  -Neil Armstrong.

“Asgjë nuk është e pamundur për atë që do të provojë” – Aleksandri i Madh

“Koha kalon kështu që çfarëdo që dëshironi të bëni, bëjeni. Bëjeni tani, mos prisni” - Robert De Niro.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...