Xhudisti egjiptian nuk ia zgjat dorën fituesit izraelit

12 Gusht 2016 - 18:14      

Gjatë Lojërave Olimpike në Rio po ndodhin shumë lajme që po bëjnë xhiron e botës. Përveç sukseseve dhe shembujve për t’u ndjekur, ka edhe raste të cilat nuk po vlerësohen si të mira.

Një i fundit ka ndodhur gjatë meçit mes xhudistëve të kategorisë +100kg, ku fituesi i meçit, izraeliti Or Sasson ia ka zgjatur dorën egjiptianit Islam El Shehaby, por ky i fundit nuk ka pranuar që t’ia zgjatë dorën, transmeton Koha.net.

E gjitha kjo ka shkuar në transmetim direkt në televizione të botës. Pas përfundimit të meçit dhe këtij rasti kanë vërshuar reagimet se nuk ka qenë gjest i mirë, sepse sporti nuk duhet të ndikohet nga rrethanat tjera.

Shtrirja e dorës në fillim dhe fund të meçit është rregull i pashkruar në këtë sport luftarak, pasi kjo vjen nga gjeneza e xhudos në Japoni, ku shtrirja e dorës vulos respektin mes palëve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...