12 Gusht 2016 - 17:59
Ekipi gjithashtu zbuloi se peshkaqenët rritën me 1 centimetër në vit dhe arrijnë pjekurinë seksuale në moshën 150-vjeçare.
Drejtuesi i kërkimit shkencor, biologu detar Julius Nilsen nga Universiteti i Kopenhagenit, tha se e dinin që kishin të bënin me një kafshë të pazakontë, por të gjithë u habitën kur morën vesh moshën e madhe të peshkaqenëve.
Mbajtësi i rekordit për jetëgjatësinë me të madhe deri së fundmi ishte një balenë 211-vjeçare.
Peshkaqenët e Groenlandës janë kafshë kolosale dhe mund të arrijë gjatësinë deri në 5 metra. Ata notojnë ngadalë në ujërat e ftohta të Atlantikut Verior dhe mendohet se ritmi i tyre i ulët është një nga faktorët që i bën të jetojnë më gjatë.
Meqenëse radikoarboni nuk jep një datë të saktë vjetërsie, por kufi të ulët dhe të lartë, peshkaqeni femër mendohet se është nga 272 deri në 512 vjeç. Mundësitë janë që të jetë diku mes këtyre shifrave, pra rreth 400 vjeç. Kjo do të thotë se ky peshkaqen ka lindur mes viteve 1501 dhe 1744.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...