Kush flet më shumë, femra apo mashkulli?

10 Gusht 2016 - 10:31      

Idenë e rrënjosur se femrat e dashurojnë të folurën, ndërsa meshkujt janë më të rezervuar në bisedat mes tyre, është përpjekur që ta analizojë shkenca.

Pas disa kërkimeve, duket se ky mendim mbizotërues është i vërtetë dhe përgjegjës për këtë mund të jetë një proteinë, FoxP2 (e cila nga shkencëtarët njihet edhe si proteina e gjuhës), e cila është e pranishme në sasi më të madhe në trurin e femrës. Këtë e tregon një studim në universitetin e “Maryland-it”, që kreu një testim ciklik mbi një grup prej 20 fëmijësh, 10 djem dhe 10 vajza të moshave 4-5 vjeçare, sipas Express.

Te vajzat kjo proteinë ishe rreth 30% në sasi më të madhe sesa te djemtë, e kjo shpjegon se përse zakonisht vajzat nisin që të flasin më shpejt krahasuar me djemtë dhe në vazhdim përdorin një fjalor më të gjerë.

Ky rezultat konfirmon të dhënat e një kërkimi të kryer nga neuropsikiatrja Louann Brizendine, e publikuar në revistën “The Female Brain”, në bazë të të cilit gratë shqiptojnë 20 mijë fjalë në ditë, ndërsa burrat vetëm 7 mijë, transmeton Shqip.

Në një studim të mëpasshëm të universitetit të “Arizonës”, ndryshimi i fjalëve të shqiptuara ulet ndjeshëm. Referuar atij, femrat thonë në një ditë vetëm 16.215 fjalë, krahasuar me meshkujt që shqiptojnë 15.669.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...