Turisti kinez me gabim të vetin mbeti dy javë azilant në Gjermani

9 Gusht 2016 - 12:03      

Një turist kinez ka kaluar afër 2 javë në bujtinë të emigrantëve në Gjermani, pasi gabimisht ka aplikuar për azil në vend se të raportojë vjedhjen që i ishte bërë, transmeton koha.net.

Mediat gjermane thonë se turisti 31 vjeçar, i cili nuk fliste as gjermanisht e as anglisht, iu nënshtrua një kontrolli mjekësor dhe i janë marrë shenjat e gishtave të tij.
Një punëtor në Kryqin e Kuq zbuloi se kuleta e tij i ishte vjedhur në Stuttgart, por ai në vend se të shkojë në polici, ai u regjistrua si emigrant.

Dhe këtë mister e zbuloi një folës i gjuhës mandarinë.
Përkthyesi që zgjodhi këtë mister u gjet në një restorant kinez, afër bujtinës së emigrantëve, ku turisti ishte duke qëndruar, në Duelmen afër qytetit të Dortmund, në Gjermani.

Punëtori i Kryqit të Kuq Christoph Schluetermann thotë se “ai dukej shumë më ndryshe se të tjerët, tepër shumë i pafuqishëm”.
Turisti nga Kina veriore me qetësi kishte lejuar autoritetet që t’i marrin shenjat e gishtave, pastaj ka kaluar në testet mjekësore, e pastaj i janë dhënë dokumentet që u jepen emigrantëve kur mbërrijnë në Gjermani. Ai është ushqyer në bujtinën e emigrantëve dhe ka marrë disa para për të harxhuar, sikurse emigrantët.

Schluetermann tha se stafi i bujtinës së emigrantëve është konsultuar me shumë njerëz, duke tentuar që të identifikojnë turistin, por një gabim në vizën e tij, ka shkaktuar vonesa të mëtutjeshme, transmeton koha.net.

Turisti pas dy javësh të kaluara në bujtinën e emigrantëve, ka dalë nga aty për të vazhduar vizitat e tij nëpër Europë, ndërsa kur ka dalë nga aty nuk dukej aspak i zemëruar. Ai ka thënë vetëm se ai e kishte imagjinuar Europën shumë më ndryshe.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...