Prifti problematik zhgënjehet me suksesin e viktimës së tij

8 Gusht 2016 - 09:46      

I vetëm në apartament, në jug të Londrës, një 69-vjeçar me emrin Neil Horan, shikonte transmetimin e ceremonisë hapëse të lojërave olimpike "Rio de Janeiro 2016".

Si shikuesit e tjetër, ai priste të kuptonte se cili brazilian do të ketë nderin të ndezë kazanin olimpik. Dhe kur e pa se ai do të ishte Vanderlei de Lima, i njohur për shtyrjen që përjetoi nga një spektator, derisa po udhëhiqte në maratonën e lojërave Ooimpike "Athinë 2004", Horan mbeti i shtangur, shkruan NYT. 

Ishte në fakt vetë irlandezi Horan, që ishte futur në shteg në kilometrin e 35-të të garës dhe shtyu brazilianin De Lima në tifozëri, përcjell Koha Ditore.

"E largova anash me një ndërhyrje si në ragbi", rikujton Horan. Ai u fajësua që De Lima përfundoi i treti në atë garë.

"Kur e pashë atë me sytë e mi, u inatosa vërtet. E shoh Vanderlein dhe mendoj 'Nuk do të ishte as për së afërmi ylli që është bërë shkaku im'", rikujton Horan.

Horan pranon se ishte një veprim egoist dhe i keq ajo që bëri në Athinë, por nuk ka kërkuar falje kurrë....(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...