Facebook/Hashim Thaçi

Thaçi ndoqi vetëm meçin e dytë të Kelmendit

7 Gusht 2016 - 19:18      

Presidenti Hashim Thaçi, që po qëndron në Lojërat Olimpike “Rio 2016” bashkë me djalin e tij Endritin, nuk ka qenë i rregullt në përcjelljen e sportistëve në Rio.

Sipas të dërguarit të Grupit KOHA në Rio, gazetarit Xhemajl Rexha, Thaçi ka munguar në meçin e parë të Majlinda Kelmendit, meç që përfundoi për 25 sekonda, kur Kelmendi me IPPON mposhti zviceranen Evelyne Tschopp, transmeton Koha.net.

Ai më pas ka ndjekur meçin e dytë, kundër Christianne Legentil, të cilën gjithashtu e fitoi Majlinda Kelmendi.

Për të gjithë ata që kanë pasur takim me presidentin Thaçi, kjo mund të duket normale ngaqë ai ka vetinë e vonesave në takime.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...