7 Gusht 2016 - 12:03
Janus Pawlowicz tha se kishte shkuar dy vjet më parë tek dentistja e tij e zakonshme, Dr. Beata Kozar-Warchalowska në Des Plaines, Illinois, për një intervenim, the dentistja i kishte thënë pas operimit se një prej mjeteve të saja të punës i ishte zhdukur.
“Dentistja, në ditën e intervenimit, ishte e vetëdijshme se e kishte lëshuar diku një mjet pune, por s’e dinte ku kishte mbetur. Shikoi nëpër dhomë, por s’e gjeti”, thotë Rob Kohen, avokati i Pawlowicz për WLS-TV.
“Më tha se do t’me telefononte kur do ta gjente”, thotë Pawlowicz, transmeton Koha.net.
Mirëpo, telefonata asnjëherë nuk ndodhi, dhe disa ditë më pas, ai u hospitalizua me dhimbje të mëdha në stomak.
Mjekët zbuluan se mjeti që i ishte zhdukur dentistes kishte rënë përmes fytit të Pawlowiczit e kishte përfunduar në stomakun e tij. Mjeti, një gjilpërë me gjemba, iu hoq përmes një operimi emergjent.
Pawlowicz e çoi dentisten Kozar-Warchalowska në gjykatë, e cila e dëmshpërbleu atë me 675,000 dollarë.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...