Shitësi më i veçantë i gazetave

6 Gusht 2016 - 18:30      

Çdo mëngjes, Steve Malek rehatohet në vendin e tij të zakonshëm me dy gajbe, mbi to tri stoqe me gazeta dhe si gjithmonë i veshur “shik” me kostum të kombinuar, syze, kapelë dhe gjithmonë një trëndafil në sako.

Kur fotografi Moshe Katvan bëri këtë fotografi ai tha se ky është shitësi i gazetave më i veçantë që ka parë ndonjëherë, transmeton Koha.net.

“Ai ishte si pjesë e artit të rrugëve të New Yorkut, plotësisht e pabesueshme dhe e mrekullueshme”, tha Katvan.

Kjo është historia e tij, sipas fotografit Moshe Katvan.

“Steve është 30 vjeçar, i rritur si fëmijë me aftësi të kufizuara, poliomieliti, në Gabon të Afrikës. Ai u zhvendos në Amerikë në 2013 si pjesë e delegacionit të të rinjve të UN-it për të evokuar të drejtat e njerëzve me aftësi të kufizuara. Përderisa ai tentonte të merrte azil, pa sukses, ai ka jetuar si i pastrehë në një strehimore dhe shiste gazeta në Chelsea, me shpresë që kostumi i tij, që e mbante te banesa e një miku të tij, të sinjalizonte dinjitetin dhe shkathtësitë e personave me aftësi të kufizuara”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...