Video e rrallë pak pas shpërthimit në Hiroshimas e Nagasaki

6 Gusht 2016 - 12:06      

Video e rrallë e incizuar nga rusët që tregon shkatërrimin e Hiroshimas dhe Nagasakit, pak pas shpërthimit të bombës atomike të lëshuar nga SHBA-të në vitin 1945, shkruan sot Koha Ditore.

Hulumtuesit nga Bashkimi Sovjetik kanë kapur pamjet e qyteteve të rrafshuara japoneze, vetëm një muaj pas bombardimeve të SHBA-së.

Video bardhezi, e cila është e gjatë rreth 5 minuta, i është dorëzuar kryeministrit japonez Shonzo Abe në korrik të këtij viti, nga kryetari i Dumës Ruse, Sergei Naryshkin, transmeton koha.net.

Për herë të parë qyteti i Hiroshimas dhe Nagasakit kanë marrë pamjet e pasojave të bëra nga Bashkimi Sovjetik në atë kohë.

Kjo video tani do të shfaqet në Muzeun e Bombës Atomike në Nagasaki, si pjesë e një ekspozite për të shënuar 71 vjetorin e bombardimeve.

SHBA-të gjatë vitit 1945, konkretisht me 6 dhe 9 gusht kanë gjuajtur dy bomba atomike, njërën në qytetin e Hiroshimas e tjetrën në Nagasaki, duke lënë të vdekur mbi 140 mijë njerëz.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...