Stripi debutues i ‘Supermanit’ shitet për rreth 1 milion dollarë [foto]

5 Gusht 2016 - 11:07      

Një kopje e rrallë e stripit debutues të ‘Supermanit’ është shitur në ankand për 956 mijë dollarë, raporton BBC.

“Action Comics” kishte kushtuar vetëm 10 cent kur kishte dal për herë të parë në shitje më 1938, transmeton Koha.net.

Kjo kopje e shitur nga ankandet e trashëgimisë me bazë ne Dallas është njëra prej origjinaleve, prej 100 të tilla që ekzistojnë. Gjendja e saj u vlerësua 5.5 nga 10.

Shtëpia e ankandeve ka bërë të ditur se kjo kopje ka ardhur nga një koleksionues anonim nga Lindja, i cili ishte një adhurues i librave komikë. Ai e kishte blerë atë më 1990 për një çmim prej 26 mijë euro.

Pas paraqitjes së tij në “Action Comics” Supermani ishte bërë i famshëm.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...