Presidenti i Nikaraguas kandidon gruan e vet për nënpresidente

3 Gusht 2016 - 08:42      

Presidenti i Nikaraguas Daniel Ortega, e ka emëruar gruan e tij kandidate për zëvendës president, pasi që është në kërkim të një mandati të tretë.

Zonja e parë Rosario Murillo tashmë ka rolin e zëdhënëses së shefit të Q@everisë, dhe kjo shihet si ndarje e pushtetit me bashkëshortin e saj, shkruan

Ajo shfaqet në televizionet e Nikaraguas pothuajse çdo ditë.

Ndërsa presidenti Ortega rrallë flet për mediat, gruaja e tij është parë rregullisht në debatet televizive për diskutimin e politikave dhe promovimin e markës së saj New Age Spirtituality.

Nëna e shtatë fëmijëve të presidentit, përveç se është poete e njohur, flet rrjedhshëm anglisht dhe frëngjisht, transmeton KP.

Ajo gjithashtu njihet për veshjet e saj të larmishme ekstravagante si dhe mbartë stoli të viteve 1960.

Çifti ndërkaq kanë dorëzuar zyrtarisht kandidaturat e tyre në kryeqytetin Managua.

Por përkrahësit e opozitës janë të shqetësuar se promovimi i këtij çifti mund të paralajmërojë lindjen e një dinastie të re familjare në këtë pjesë të varfër të Amerikës Qendrore.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...