Bëhet për spital pasi priti të dashurën në të njëjtin vend për 10 ditë

2 Gusht 2016 - 19:30      

Një burrë që fluturoi nga Holanda në Kinë që të takohet me një femër që u njoftua online ka përfunduar në spital pasi kaloi dhjetë ditë në të njëjtin vend duke pritur të dashurën që të shfaqet.

Holandezi Alexander Pieter Cirk, 41-vjeçar, ka kërkuar trajtim mjekësor për lodhjen fizike pas pritjes epike në aeroportin Changsha në provincën Hunan të Kinës.

Cirk në dy muajt e fundit kishte biseduar online me Zhangun, 26-vjeçare, para se të vendoste që të vizitonte të dashurën e tij. Sidoqoftë, kur ai arriti në aeroport, aty nuk ishte askush për ta pritur, por vendosi që ai të priste të dashurën, e cila nuk u shfaq kurrë.

Pas dhjetë ditësh të kaluara në Kinë, Cirk vendosi të kthehej në Holandë pa e takuar asnjëherë Zhangun.

Zhangu në një intervistë për televizionin lokal, ka thënë se nuk priste që i dashuri i saj online të shfaqej në jetën e përditshme, transmeton Koha.net.

“Ne po avanconim në lidhjen tonë, por gjithçka ndodhi shpejtë. Një ditë ai më dërgoi fotografi të biletës dhe mendoja se po bënte shaka. Pas kësaj ai nuk kontaktoi më”, ka thënë Zhang, e cila në kohën e arritjes së tij në aeroport ndodhej jashtë qytetit.

Ajo është e vendosur që lidhja të vazhdojë edhe pse i dashuri është kthyer në Holandë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...