Holandezi pret 10 ditë në aeroportin kinez për të “dashurën e internetit”

2 Gusht 2016 - 12:14      

Dashuria mund të kushtojë ndonjëherë, por holandezit të “sëmurë nga dashuria” i është dashur të shtrihet në spital për shkak të lodhjes së tepërt, transmeton koha.net.

41 vjeçari, Alexander Pieter Cirk, ka fluturuar nga Holanda për në provincën kineze Hunan, duke shpresuar që ta takojë të “dashurën e internetit” të tij, e njohur vetëm si Zhang.

Por ai përfundoi duke pritur 10 ditë në aeroportin Changsha, pasi ajo nuk u shfaq, ndërsa ai përfundoi në spital për shkak të lodhjes së tepërt.
Cirk ka thënë për media kineze se ai e kishte njohur online 26 vjeçaren Zhang, nga një aplikacion para dy muajve, ku sipas tij filloi romanca në mes tyre.

Ai vendosi të fluturojë për në Kinë për ta takuar atë, por kur shkoi atje zbuloi se askush nuk kishte dalë që ta pritur atë.
Ai refuzoi që të largohet nga aeroporti për 10 ditë, por pastaj atë e dërguan në spital për lodhje psikike, transmeton BBC.

E “dashura online” e tij, Zhang, pas raportimeve ka kontaktuar televizionin kinez, duke thënë se ajo kishte menduar se ishte vetëm një shaka.
“Ne kishim avancuar në lidhjen ton romantike, por më vonë ai dukej më i ngurtë ndaj meje” tha zonja Zhang për televizionin kinezë Hunan.

“Një ditë ai më tregoi biletat e fluturimit, por unë mendoja që ishte një shaka. Ai nuk më ka kontaktuar më, që atëherë”, shtoi ajo.
Ndërsa e gjithë kjo ngjarje ka bërë bujë në internet, ku disa e cilësoni atë si romantik e të shumtë si budalla.
“A e dinte ai se çdo gjë është falsë në kinë” kishte shkruar njëri.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...