Shpellari i kohëve moderne [foto]

1 Gusht 2016 - 14:02      

Pedro Luca ka 40 vite që jeton në një shpellë, në Argjentinë. 79-vjeçari mbijeton pa elektricitet në shpellën e tij që ndodhet në një mal të provincës veriore Tucuman.

Kur e merr uria, ai vendos në krahë çiften e tij dhe del për gjah, ndërsa ujin e merr nga një përrua afër vendbanimit të tij. “Është uji më i pastër dhe më i mirë në botë”, thotë Pedro, transmeton TCH.

Dita e tij nis duke ndezur një zjarr, pasi, sipas tij, “zjarri është magjik”. Luca është bërë shumë i famshëm në San Pedro de Colalao dhe kur i bie rruga pranë shpellës, banorët i çojnë ushqime dhe gjëra për të cilat ka nevojë.

Me pensionin e qeverisë (150 dollarë) ai blen qirinj, ndërsa pajisja e vetme teknologjike që zotëron është një radio e vogël, por e ka të vështirë të kapë stacione pasi në mal nuk ka shumë valë.

Luca thotë se që kur ishte i vogël dëshironte të jetonte në kushte të tilla dhe shprehet se kurrë nuk e ka pyetur veten se pse jeton në shpellë. Thjesht, ka dëshirë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...