Dallavere me vagon

26 Shkurt 2014 - 08:29      

Hekurudha ka paguar rreth 300 mijë euro për një pajisje jofunksionale. Hekurudha e kishte blerë një vagon special në 2011-n me qëllim të matjes së binarëve.

Kontrata thotë se pajisja duhej të ishte e re, por dokumentet tregojnë se vagoni ishte i vjetër dhe i ngjyrosur, shkruan sot “Koha Ditore”.

Vagoni është treguar jofunksional gjatë gjithë testimit. Kishin ndodhur një numër i madh defektesh gjatë dhe kishte dhënë rezultate jokorrekte gjatë matjeve. Shkaku i kësaj ishte bërë një padi në gjykatë. Por procesi gjyqësor nuk ishte zhvilluar kurrë, ngaqë, pasi kishte ardhur në krye të “Infrakosit” Agron Thaçi, ishte tërhequr padia. Prej atëherë vagoni nuk ka realizuar asnjë matje

Historia nis tre vjet më parë, kur Hekurudha e Kosovës kishte nënshkruar kontratën në lidhje me aktivitetin e prokurimit për blerjen e pajisjes matëse për binarë në stacionin Fushë-Kosovë. Kontrata mban firmën e drejtorit të Departamentit të prokurimit, Burim Zekaj, dhe kryeshefit ekzekutiv të asaj kohe, Xhevat Ramosaj.

(Detajet i sjell gazetari Besnik Krasniqi, në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)


© KOHA.net

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...