Fondacioni “Open Data Kosova”, publikon të dhënat e prokurimit

23 Dhjetor 2014 - 11:32      

Ferizaj, 23 nëntor – ODK -ja, një fondacion që promovon transparencë, llogaridhënien dhe qeverisjen e mirë, pas një muaji pune, në marrëveshje me Komunën e Ferizajt, ka publikuar të dhënat nga puna e zyrës së prokurimit në 4 vjetët e fundit.

Fondacioni ODK është i themeluar nga Georges Labreche, i cili ka sjellë përvojën e tij si inxhinier i softuerit, në Kosovë dhe së bashku me autorët digjitalë lokalë të qyteteve të Kosovës po aktivizon komunitetin e teknologjisë dhe promovon hapjen e të dhënave dhe digjitalizimin e tyre.

Themeluesi i “Open Data Kosova” , Georges Labreche, pati pohuar se do të kujdesen që t’u japin kuptim këtyre të dhënave, duke i vizualizuar ato dhe duke i bërë publike edhe në webfaqen.
Ndërkohë gjatë punës ishin organizuar edhe punëtori dhe së bashku me autorët digjitalë lokalë ishin procesuar këto të dhëna dhe të dielën janë i publikuar ato.

Pas hapjes së të dhënave të prokurimit të Komunës së Ferizajt,të dielën, Labreche, është shprehur se “zakonisht më shumë se gjysmën e energjisë e shpenzojmë duke u munduar që të bindim qeveritë komunale dhe udhëheqësit e tyre për hapjen e të dhënave dhe rëndësinë e tyre, por në Ferizaj jemi befasuar për të mirë”.

Nga ana tjetër Partin Imeri, përfaqësues i ODK-së ka treguar se për çdo tender të dhënë janë përfshirë të gjitha të dhënat dhe ai mendon se përmbledhja e tyre do të jetë shumë me interes për analiza se si janë dhënë tendëret në Ferizaj, si janë respektuar procedurat kriteret etj. Po ashtu Imeri ka bërë të ditur se edhe grupi i të rinjve të përfshirë në këtë projekt kanë treguar nivel të lartë të përvetësimit të programeve kompjuterike.

Ndërkaq kryetari i Komunës Muharerm Svarça, duke e përcjellë futjen e të dhënave të fundit të Zyrës së prokurimit, ka pohuar: “Jam i nderuar që jam midis jush dhe e di që këta të rinj të Ferizajt, që po marrin pjesë në këtë punëtori kanë kapacitete të veçanta dhe realizimi i këtij projekti është shumë i rëndësishëm për ne, sepse po hapen të dhënat dhe po rritet transparenca e një sektori, i cili është një prej më të ndjeshmëve ku shihet pasqyra e shpenzimeve të parave të taksapaguesve dhe buxhetit të komunës. Kam kënaqësinë që këto të dhëna u procesuan dhe u vizualizuan nga të rinjtë e Ferizajt, të cilët me sa pashë nuk do të presin as nga Komuna apo nga dikush tjetër t’u sigurojnë vendet e punës, por do të jenë ata të cilët do të kërkohen nga tregu i Kosovës dhe jashtë tij, gjë e cila bëhet në tërë botën” .

Në fund janë dhënë edhe certifikata për pjesëmarrësit që kontribuan në procesin e hapjes dhe vizualizimit të të dhënave. Çdo qytetar tash e tutje mund të ketë qasje në këto të dhëna
Nëse shikon në http://opendatakosovo.org/

©KOHA Ditore

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...