Vitia kërkon kyçje në autostradën Prishtinë – Shkup

15 Shkurt 2017 - 18:39      

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti të mërkurën është pritur në takim nga Isa Mustafa, kryeministri i Kosovës dhe nga Lutfi Zharku Ministri i Infrastrukturës, njofton Koha Ditore.

Në këtë takim nga Haliti është kërkuar që të sigurohet kyçja e komunës së Vitisë në autostradën “Arben Xhaferi” Prishtinë-Shkup pasi që sipas tij kjo gjë nuk është vetëm në interes të komunës së Vitisë por edhe të Komunave si Ferizaj, Kaçanik por edhe të lokaliteteve të tjera.

Sipas kryetarit Haliti është arritur një mirëkuptim me Qeverinë e Kosovës që gjatë rishikimit të buxhetit të rishikohet edhe çështja e autostradës e cila mendohet të ketë një kyçje në fshatin Gërlicë.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...