“Komuna e Drenasit ende me zyrtarë keqpërdorues”

11 Janar 2017 - 12:59      

Ish – kandidati për kryetar të Drenasit Xhavit Drenori e ka quajtur lajm të mirë për Drenasin fillimin e zbatimit strikt “anti duhan” nëpër lokale të mbyllura si dhe vendimin për suspendim të zyrtarëve me aktakuza nga kryetari i komunës Ramiz Lladrovci, transmeton Koha.net.

Por, Drenori në Facebook ka shkruar se “krimbi” është në kokë e jo në bisht.

“Janë drejtorët (disa) që ende po i mban në ekip ata që janë përgjegjësit kryesor për keqpërdorim të skajshëm të pozitave zyrtare.

Për shumë nga ta tashmë ka aktakuza por edhe kallëzime penale”, ka shkruar Drenori duke shtuar:

“Nëse shoh këtë gatishmëri të kryetarit që me të vërtetë të “pastrojë” komunën tonë nga korrupsioni, së shpejti do ja dorëzoj dosjen e drejtorëve të cilën para disa dite ja kisha dorëzuar edhe zyrtarëve të lartë të ambasadës amerikane në Prishtinë (kallëzime penale dhe denoncime të krimeve të rënda për keqpërdorim të pozitave zyrtare, të gjitha të argumentuara skajshmërisht!)”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...