Foto: Koha

Vitia prej 3 vjetësh zvarrit projektin e ujësjellësit

11 Janar 2017 - 12:12      

Banorët e fshatit Debellde ankohen se kanë probleme me furnizim me ujë të pijshëm. Kjo ngase prej 3 vjetësh, autoritetet komunale të Vitisë nuk kanë menduar për projektin e ujësjellësit, i cili do të lehtësonte jetesën e tyre.

Ata thonë se rezervarët e ujit, të cilët gjenden në këtë fshat nuk janë funksionalë, ngase janë vjetruar dhe se furnizimi me ujë të pijshëm në këtë mot të ftohtë bëhet nga ndonjë burim uji, i cili gjendet afër fshatit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Thonë se çështja e furnizimit me ujë të pijshëm do të duhej zgjidhur qëmoti edhe në kohën e ish-qeverisjes komunale të PDK-së, por edhe të qeverisjes së tashme të LDK-së, që do të duhej marrë në konsideratë banorët e këtij fshatit, të cilët jetojnë në një zonë kodrinore- malore.

Banorët theksojnë se komuna nuk do të kishte një kosto të madhe buxhetore për të realizuar këtë projekt më herët.

(Më shumë lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...