Saranda Bogujevci - drejtore e Kulturës në Prishtinë

3 Dhjetor 2014 - 14:07      

Duke filluar nga sot, 3 dhjetor 2014, me vendim të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, Saranda Bogujevci do jetë në krye në Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit,në komunën e Prishtinës, marrin vesh burimet e Koha. net.

Bogujevci përfundoi studimet në Universitetin Metropolitan të Mançesterit, dega e Artit Interaktiv. Qysh në moshë të hershme, Saranda organizoi punëtori në shumë shkolla dhe komunitete, e më vonë edhe në institucione të ndryshme si galeria e qytetit të Mançesterit, Muzeu i Luftës (IWMN), Community Arts North West, Yorkshire Sculpture Park, etj.

Së fundmi, Bogujevci ka pasur një sukses të madh me ekspozitën “Bogujevci/Histori Vizuele”, ku përmes artit bashkëkohor ajo shfaqi dramën e familjes së saj gjatë luftës në Kosovë.

Historia e saj dhe e familjes së saj ka qenë subjekt i dy dokumentarëve nga CBC dhe BBC, si dhe ka qenë gjithashtu e mbuluar nga botuesit më prestigjioz në botë, “The Guardian”, “Readers Digest”, “The Neë York Times” dhe “Marie Claire”. Historia e saj, gjithashtu, është pjesë e shfaqjes së madhe ‘Children and Ëar’ ne Imperial Ëar Museum North, në Angli, e cila për çdo ditë shikohet nga mijëra vizitor.

Saranda Bogujevci ka bashkëpunuar me institucione të ndryshme dhe organizata si “The Eden Project”, ndërsa ka qenë e angazhuar edhe me punë me komunitete të ndryshme në Mançester lidhur me ngritjen e vetëdijes për refugjatët dhe të azil kërkuesve që jetojnë në Britani.

Saranda Bogujevci është artiste dhe kuratore. Në fund të vitit 1999 ajo u dërgua në Britani të Madhe për shërim nga plagët që i kishte marr gjatë luftës në Kosovë. Saranda Bogujevci është njëra prej të mbijetuarave të masakrës së familjeve Bogujevci e Duriqi.

Me datë 28 mars 1999, u vranë 14 anëtarë të këtyre familjeve në ditën kur Serbia festonte ditën e shtetësisë, u vranë 14 anëtarë të këtyre familjeve.

© KOHA. net

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...