Komuna mbyll objektin që e shfrytëzonte pa leje Qendra e Flora Brovinës [video]

16 Shkurt 2017 - 19:41      

Inspektorati i Komunës së Prishtinës ka mbyllur njërin nga dy objektet e saj që aktualisht shfrytëzohen nga “Qendra për Rehabilitimin e Nënës dhe Fëmijës”.

Ata kanë konfiskuar edhe pakot që gjendeshin në objekt, të cilat ishin donacion për qendrën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Drejtoresha e Qendrës, Flora Brovina, ndonëse pranon se ka skaduar afati për shfrytëzimin e këtyre dy objekteve, thotë se tash e një vit nuk po gjen gjuhë të përbashkët me komunën për vazhdimin e kontratës.

Madje ajo ka paralajmëruar edhe padi ndaj komunës, për shkak të konfiskimit të donacionit.

Në komunë thonë se kësaj qendre i ka skaduar kontrata për shfrytëzimin e objekteve.

Sipas tyre, objekti është liruar për t’iu nënshtruar renovimit, para se ai të kthehet në çerdhe. E megjithëse u ka skaduar kontrata, Kukaj thotë se ata do t’ia mundësojnë kësaj qendre ta shfrytëzojë një pjesë të njërit nga dy objektet.


Komuna mbyll objektin që e shfrytëzonte pa leje... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...