Problemet në “Trafikun Urban” s’kanë të ndalur [video]

13 Shkurt 2017 - 19:43      

As i shkarkuari nga pozita e drejtorit të “Trafikut Urban” Halil Mustafa, e as i emëruari në vendin e tij si ushtrues i detyrës Hafir Hamiti nuk ishin në dijeni për këtë ndërrim pozitash të Bordit të kësaj ndërmarrjeje.

Vendimin e Bordit për shkarkim në të cilin thuhej se Halil Mustafa ka dështuar të ushtrojë funksionin e tij, ai e mori nga mediat.

Mustafa thotë se ky vendim është jolegjitim dhe kryekëput politik derisa aludon se arsye e shkarkimit ishte se anëtarët e Bordit nuk patën mundësi të fusin njerëz në konkursin e fundit për pranimin e 61 vozitësve të rinj.

Edhe i emëruari në postin e Mustafës, Hafir Hamiti nuk kishte ide për një vendim të tillë, derisa thotë se nuk do ta pranojë këtë post.

Kundër janë edhe Sindikata e kësaj ndërmarrjeje dhe të gjithë punëtorët e tjerë, të cilët përveçse nuk do të lejojnë shkarkimin e drejtorit të deritanishëm kanë paralajmëruar bojkotimin e punës.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, bashkë me nënkryetarin Dardan Sejdiu dolën në mbrojtje të Mustafës, duke thënë se nuk e njohin bordin dhe kërkuan që Mustafa ta vazhdojë punën e kryeshefit të “Trafikut Urban”.

Sejdiu ka shtuar se anëtarët e Bordit nuk kanë legjitimitet, pasi ka kohë që ekziston një padi ndaj tyre, lidhur me emërimin e këtyre anëtarëve, por që gjykata ende nuk ka marrë një vendim.


Problemet në “Trafikun Urban” s’kanë të ndalur by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...